
Ndërsa fillon muaji, ki parasysh se dhjetori do të jetë më i lehtë se nëntori. Ka dy arsye për këtë: Mërkuri nuk është më në prapvijë, prandaj ritmi do të jetë më i shpejtë dhe do të arrish të bësh më shumë gjëra në më pak kohë. Gjithashtu, muajin e kaluar, Urani i paparashikueshëm shkaktoi lloj-lloj problemesh të papritura, por në dhjetor ato nuk do të shfaqen aq shpesh, Urani do të sillet më mirë.
Udhëtimet duken kudo në hartën tënde astrologjike tani, kështu që mund të të duhet të shkosh së shpejti në aeroport. Planeti yt sundues, Marsi, ndodhet në Shigjetar dhe në sektorin e udhëtimeve të largëta (shtëpia e nëntë), ku hyri më 4 nëntor dhe do të qëndrojë deri më 15 dhjetor. Kjo nuk do të thotë se s’do të udhëtosh për festat, mund edhe të ndodhë. Rezervo biletat e avionit ose trenit gjatë periudhës kur Marsi qëndron në Shigjetar. Mund të kesh nevojë të udhëtosh për punë dhe, nëse po, duket se do të mund të shohësh edhe familjen. Ose ata do të të vijnë ty, ose jetojnë në zonën ku do të shkosh për punë.
Hëna e plotë në Binjakë më 4 dhjetor tregon se mund të jesh duke punuar në dy projekte njëherësh, pasi Binjakët janë shenjë me dy aspekte, shenja e Vëllazërve. Mund të përpiqesh të bindësh një klient apo bashkëpunëtor të firmosë një marrëveshje, dhe ka gjasa të jesh i suksesshëm në përmbylljen e saj rreth datës 4 dhjetor. Nëse udhëton në fillim të muajit, udhëtimi ka të ngjarë të jetë i shkurtër, jo shumë larg shtëpisë.
Meqë hëna e plotë është përballë Afërditës (që sundon shtëpinë tënde të dytë financiare), duhet të kesh kujdes me shpenzimet, më vonë, kur të mbërrijë fatura e kartës së kreditit, mund të habitesh nga totali.
Për më tepër, Urani, planeti i surprizave, do të përballet me Mërkurin (planetin e udhëtimeve) më 10 dhjetor, ndaj mund të hasësh vonesa për shkak të motit ose probleme të tjera të papritura rreth kësaj date. Për të ulur stresin, planifikoje udhëtimin një ose dy ditë më herët, që të sigurohesh se arrin në kohë.
Rreth hënës së re më 19 dhjetor, mund të jesh duke u përgatitur për një udhëtim shumë më të gjatë. Por kjo hënë e re sjell sinjale të përziera: nga njëra anë, Saturni dhe Neptuni janë në konflikt me Diellin, Hënën e re, Afërditën dhe Mërkurin, ndaj kontrollo edhe një herë rezervimet e tua që të jesh i sigurt se gjithçka është në rregull. Nëse mbërrin vonë, njoftoje hotelin të të mbajë dhomën. Mos merr asgjë si të mirëqenë. Duket se gjatë këtij udhëtimi do të kombinosh punën me përpjekjen për të shijuar pushimet.
Megjithatë, fundi i dhjetorit do të sjellë edhe një ndikim shumë të bukur: Jupiteri, dhuruesi i fatit dhe begatisë, do të dërgojë një rreze mbështetëse drejt Saturnit dhe Neptunit. Familja jote të do dhe do të gjejë shumë mënyra për të të treguar sa shumë kujdesen për ty.
Marsi do të ngjitet në majë të hartës tënde astrologjike dhe do të hyjë në shtëpinë tënde të dhjetë, atë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, duke filluar nga 15 dhjetori deri më 23 janar. Kjo është hera e parë pas dy vitesh që ke Marsin në krah, i cili të ndihmon të impresionosh figurat e rëndësishme me punën tënde në një projekt aktual. Edhe pse herë pas here VIP-at mund të jenë kritikë, ti duhet të mbetesh i sigurt. Je gati të shënosh një sukses të madh, dhe të gjithë në kompani do ta shohin shumë qartë fitoren tënde.
Ky është një moment tejet i rëndësishëm për të shkëlqyer në profesion, ndaj jep maksimumin tënd këtë muaj, por edhe në janar. Lavdërimet dhe një promovim mund të jenë shumë pranë në ditët e para të janarit, kur Marsi të takojë të dashurën e tij, Afrëditën, në shtëpinë tënde të dhjetë të karrierës, duke të mbuluar me një “stuhi” shpërblimesh për punën e bërë shkëlqyeshëm.
