
Atletet kanë pushtuar përfundimisht garderobën bashkëkohore. Deri në vitet 1950, ato ishin të rezervuara vetëm për sport. Sot, çdo shtëpi mode ka të paktën një model atletesh në koleksionin e vet.
Sipas Hypebeast, 72% e markave luksoze i konsiderojnë atletet si produktin e tyre më të shitur. Modelet me sasi të limituar ose bashkëpunimet speciale shiten brenda pak orësh.
Por për shumicën prej nesh, më tërheqëse mbeten ato që frymëzohen nga dekadat e kaluara. Që nga fundi i viteve ’90, rikthimet klasike kanë dominuar tregun.
Sot, kemi hyrë në një fazë të re, rikthimi Y2K, me atlete të zbukuruara me detaje metalike, si Puma Speedcat, dikur simbol i domosdoshëm i fillimviteve 2000 dhe tani sërish në kulmin e modës.
Atletet prej lëkure
Një zgjedhje e domosdoshme për këtë vjeshtë. Lëkura u jep atyre një pamje luksoze që i shton teksturë dhe elegancë çdo veshjeje.
Janë më të rafinuara se modelet klasike sportive dhe përshtaten lehtësisht si me pantallona, ashtu edhe me fustane.
![]()
Detaje metalike
Një nga trendet më të mëdha të momentit janë detajet metalike që sjellin një estetikë moderne, futuriste dhe plot shkëlqim, frymëzuar nga fillimi i viteve 2000. Këto modele janë perfekte për ata që duan një pamje të guximshme.
![]()
Rikthimi i atleteve të thjeshta
Të frymëzuara nga stilet e viteve ’70, ato janë më të lehta, më elegante dhe krijojnë një siluetë të pastër e të rafinuar.
![]()
Atletet pa qafë
Të frymëzuara nga këpucët sportive të viteve ’80, atletet me stil minimalist janë kthyer në qendër të vëmendjes. Të thjeshta, të përjetshme dhe të lehta për t’u kombinuar, ato ngjallin nostalgjinë e fëmijërisë, duke qenë po aq moderne sa dikur.
![]()
Me ngjyra
Edhe pse atletet e bardha klasike mbeten gjithmonë një zgjedhje e sigurt, këtë vit ja vlen të eksperimentoni me ngjyra.
Nga tonet neon të viteve ’80–’90 te nuancat pastel për një pamje më ndryshe, çdo ngjyrë mund të bëhet elementi kryesor i ‘look’-ut tuaj.
![]()
