
Xhinsi është një pjesë thelbësore e garderobës gjatë gjithë vitit, por çdo sezon vjen me forma dhe prerje të reja.
Këtë vjeshtë, xhinsi po përjeton një rikthim të madh, me pantallonat që marrin vëmendjen kryesore. Modelet me këmbë të gjera dhe formë “barrel” po dominojnë, ndërsa ngjyra kafe e errët po shfaqet fuqishëm si trend. Stilistëtpo eksperimentojnë gjithashtu me detaje argëtuese, si veshjet me efekt lëkure.
10 xhinset më në trend të sezonit:
01. Këmbë të gjera dhe prerje të lirshme
Pantallonat xhins me prerje të gjerë dhe të lirshme po mbeten një bazë kryesore në garderobë.
Rikthyer nga vitet ’90, xhinsi me këmbë të gjera mund të vishet në shumë mënyra.
![]()
Si t’i vishni? Ruani ekuilibrin e përmasave, kombinoni me një bluzë të ngushtë dhe atlete gjatë ditës, ose me xhaketë dhe taka për në mbrëmje.
02. Rikthimi i “Skinny Jeans”
Edhe pse dikur konsideroheshin jashtë mode, pantallonat “skinny” janë rikthyer fuqishëm për vjeshtën 2025, bashkë me frymën Y2K dhe vitet 2000. Versioni modern nuk është aq i ngushtë sa më parë, por ruan një formë të drejtë dhe elegante me kyç të ngushtë.
![]()
03. Estetika Perëndimore (Western)
![]()
Stili“cowboy” mbetet shumë në trend këtë vjeshtë, me xhinsin si element kryesor.
Detajet perëndimore po shfaqen kudo, nga këmishat prej xhinsi e xhaketat ‘utility’, deri te prerjet ‘boot cut’.
04. Xhinsi me shtresë të lëmuar (Coated Denim)
Ky stil përfshin një shtresë shtesë me shkëlqim të lehtë që i jep xhinsit pamjen e lëkurës, por me komoditetin e pambukut.
Mund ta kombinoni me një bluzë me print dhe çizme për një pamje ‘streetwear’, ose me një këmishë të errët për një look elegant e monokromatik.
05. Xhins në nuancë kafe/çokollatë
Ngjyrat e ngrohta dhe të thella janë thelbësore këtë vjeshtë. Kafja në nuancën e çokollatës po bëhet një zgjedhje mjaft e veçantë dhe e preferuar për xhinset.
Për një pamje monokromatike, kombinojeni me një triko në të njëjtën ngjyrë, ose për kontrast, me tone neutrale më të çelëta.
![]()
06. Prerja “Barrel”
![]()
Silhueta “barrel” vazhdon të fitojë popullaritet. Këmbët zgjerohen në gju dhe ngushtohen sërish te kyçi, duke krijuar një formë të veçantë “fuçie”.
Duken më bukur me një bluzë të ngushtë ose triko të shkurtër për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhni xhins me ngjyrë të errët për një pamje më të sofistikuar.
07. Xhinsi me këmbë të drejta (Straight Leg)
![]()
Një zgjidhje e përkryer për ata që nuk duan as “skinny” as shumë të lirshme.
Janë të lehta për t’u kombinuar me çdo trup dhe duken shkëlqyeshëm me të gjitha llojet e këpucëve që janë në trend këtë vjeshtëm çizme, mokasina, balerina apo atlete.
08. “Vintage”
![]()
Për një pamje më të relaksuar, rikthehet versioni vintage, xhinsi pak i zbehtë që duket si i veshur prej kohësh.
Krijojnë një ndjesi komoditeti dhe lehtësie, ndaj zgjidhni bluza që përputhen me këtë atmosferë.
09. Indigo
![]()
Një tjetër ngjyrë në modë këtë vjeshtë është bluja indigo, e errët, por mjaft elegante.
Kombinojini me tone të lehta si neutrale për një pamje perfekte.
10. Prerja “Boot Cut”
Një rikthim elegant te estetika perëndimore.
![]()
Këto pantallona duken bukur me një xhaketë dhe mokasina për ditën, ose me çizme me taka të larta dhe një bluzë prej lëkure në ngjyrë çokollatë për mbrëmje.
