Mos e lër për minutën e fundit! Kostumet më ikonike të Halloween-it ndër vite

 

Nuk është kurrë herët për të planifikuar kostumin tënd të Halloween-it! Sidomos nëse dëshiron të jesh vërtetë ikonike këtë vit.

 

Mbase, çdo vit në tetor premtosh që do ta kesh gati kostumin, por shpesh e ngelzhon dhe përfundon me një zgjedhje të minutës së fundit.

 

Por jo këtë vit! Ne jemi këtu për të ndihmuar. Idetë për kostumin janë shpesh pjesa më e vështirë, sidomos nëse dëshiron diçka ikonike. Prandaj, kemi mbledhur listën me kostumet më të mira të Halloween-it të të gjitha kohërave.

 

Nga klasiket që nuk dalin kurrë nga moda (një shtrigë e mirë nuk dështon kurrë, e thotë edhe Cardi B), te personazhet e filmave që i duam (p.sh. Camila Cabello si Mia Thermopolis nga “The Princess Diaries”) dhe trendet aktuale të pop-kulturës që të gjithë do t’i duan.

 

Nëse dëshiron diçka seksi e njëkohësisht ikonike, në vijim gjen disa nga kostumet më të famshme që mund të përdorësh:

 

Statuja e Lirisë

 

Betty Boop

 

Mr. & Mrs. Smith

 

Elle Woods

 

Murgeshë

 

Shtrigë 

 

Jessica Rabbit

 

Mjelma e zezë

 

Tinker Bell

 

Marilyn Monroe

 

Skelet

 

Joker

 

Minnie Mouse

 

Wednesday Addams

 

Catwoman

Frymëzoi një brez të tërë: Ndërron jetë stilistja legjendare Melanie Ward

 

Stilistja dhe redaktorja e njohur e modës, Melanie Ward, ka ndërruar jetë pas një beteje të vështirë me kancerin, sipas një njoftimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

 

E lindur në Londër, Ward ishte një nga figurat më me ndikim të modës së viteve ’90. Ajo u bë e njohur për rolin e saj vendimtar në formësimin e estetikës “grunge” të asaj dekade dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Helmut Lang.

 

Karrierën e nisi në Londër, duke punuar me fotografë si David Sims dhe Corinne Day, teksa ishte pjesë e brezit që solli një frymë të re në modë, duke ndihmuar modelet e reja tw nisnin karrierën, si Kate Moss, të cilën e njohu që në moshën 15-vjeçare. Stili i saj binte në sy për thjeshtësinë, natyralitetin dhe aftësinë për të përmbysur rregullat e modës së lartë me një qasje autentike.

Në vitin 1995, Ward u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku mori detyrën e Redaktores së Lartë të Modës në Harper’s Bazaar, post që e mbajti për 14 vjet. Ajo ka qenë gjithashtu konsulente për Karl Lagerfeld (2005–2006) dhe ka bashkëpunuar me Calvin Klein e Jil Sander, duke pasur një ndikim të fortë në modën ndërkombëtare.

 

E diplomuar në Universitetin e Londrës dhe në Central Saint Martins, ku koleksioni i saj i diplomimit u vlerësua si më i miri në kategorinë e Veshjeve të Ditës, Melanie Ward mbeti aktive deri në fund, ndërsa puna e saj e fundit ishte fushata e Dior Men për vjeshtë/dimër 2025, e lançuar në gusht.

Pavarësisht suksesit, Hailey Bieber rrëfen pengun e saj: “Do doja të kisha përfunduar gjimnazin”

 

Hailey Bieber së fundmi, ajo shiti kompaninë e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë te kompania e.l.f. Beauty, duke dëshmuar një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit.

 

Megjithatë, në një intervistë së fundmi për WSJ. Magazine, ajo pranoi se, nëse do të mund të kthehej pas në kohë, do të kishte vepruar ndryshe. Por, jo sa i përket biznesit. 

 

Ajo tha se do dontë të kishte përfunduar gjimnazin dhe universitetin, ndonëse edhe pa një diplomë ia ka dalë mbanë.

 

“Nuk mund të ulem këtu dhe t’i them dikujt të mos e përfundojë shkollën. Për mua, gjërat shkuan mirë dhe ndihem vërtet krenare që arrita t’ia dilja pa diplomë. Por, do të doja ta kisha mbaruar gjimnazin. 

 

Isha në vitin e fundit, thuajse kisha mbaruar, por më zuri një farë dembelizmi dhe mendoja: Pse ta bëj? Jam në punë, s’kam nevojë.”

 

 

 

Modelja 28-vjeçare themeloi Rhode në vitin 2022 dhe brenda pak kohësh kompania arriti një sukses të jashtëzakonshëm, deri në mars, për një periudhë 12-mujore, të ardhurat neto nga shitjet kaluan 200 milionë dollarë.

 

Pas marrëveshjes me Bieber, kompania blerëse e përshkroi markën Rhode si “të mrekullueshme”, duke shtuar se “besojmë që është gati për të fluturuar lart”.

 

Hailey do të mbetet pjesë e kompanisë si drejtoreshë e krijimtarisë. Ajo e konfirmoi lajmin në Instagram, duke u shprehur e entuziazmuar dhe krenare për bashkëpunimin me e.l.f. Beauty.

5 tendeca grimi të këtij sezoni që thyejnë çdo rregull

 

Po, është e vërtetë që ndryshimet më të mëdha që mund të bëni janë një manikyr në ngjyra të errëta si kafe apo bordo, ose një model i ri flokësh këtë sezon, por edhe grimi ka disa tendenca që “bërtasin” vjeshtë. 

 

Ja cilat janë disa prej tyre:

 

Buzë të errëta dhe të guximshme

 

Tendenca e ngjyrave të errëta nuk kufizohet vetëm te thonjtë, përfshin edhe buzët. Nuancat nude janë gjithmonë një zgjedhje e sigurt, por nuk ka asgjë më mbresëlënëse se sa buzët me ngjyrë të theksuar. Këtë vjeshtë, zëvendësoni të kuqen klasike me nuanca manaferrash apo kafe të errët. Një buzëkuq “bold” është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë pamjes tuaj atmosferën e sezonit.

 

Vetullat

 

Pas ditëve të shkujdesura të verës, vetullat tuaja mund të kenë nevojë për një “refresh“. Këtë sezon, fokusi është tek forma natyrale, me një efekt të plotë dhe “fluffy”. Me një xhel transparent për vetulla, mund të krijoni një formë të rregullt që duket sikur kornizon fytyrën dhe thekson shikimin.

 

Qerpikë të dendur 

 

Qoftë me një grim të lehtë, qoftë me një smokey-eye, një ndryshim i vogël që bën shumë efekt është rimeli i theksuar. Ndryshe nga shtresat e lehta të verës dhe ngjyrat e buta si kafja e çelët, këtë sezon rikthehen qerpikët e zi, të dendur dhe voluminozë. Jepin gjallëri vështrimit tuaj.

 

Bronzer – ende i domosdoshëm

 

Ndoshta keni dëgjuar që pas verës duhet të lini bronzer-in dhe të kaloni tek konturimi. Por ky nuk është rregull fiks. Vjeshta kërkon tone të ngrohta dhe ngjyrime të lehta që e bëjnë lëkurën të duket rrezatuese. Bronzer-i është produkti ideal për ta arritur këtë, pa e bërë portretin të duket i zbehtë apo pa jetë.

 

Nuanca të reja për  blush-in

 

Kjo është periudha më e mirë për të ndryshuar ngjyrën e blush-it dhe për të dalë nga zona e rehatisë së rozës dhe pjeshkës. Provojeni një blush në ton “toasted” (si nuanca e kanellës), apo në nuanca të kuqe. Një blush më i theksuar është pa dyshim ylli i makeup-it këtë sezon.

 

Muzeu i Akademisë 2025: Paraqitjet më mbreslënëse në tapetin e kuq

 

Më 18 tetor, yjet më të njohur të Hollywood-it u mblodhën për të mbështetur ekspozitat e Muzeut të Akademisë, për të nderuar emrat më të mëdhenj të kinemasë dhe, sigurisht, për t’i dhuruar mbrëmjes një spektakël të paharrueshëm në tapetin e kuq. Edhe pse shpesh krahasohet me Met Gala-n, kjo ngjarje karakterizohet nga një kod veshjeje më i lirshëm, që u jep të ftuarve hapësirë për të shprehur krijimtarinë e tyre me paraqitje të veçanta.

 

Ndër të pranishmit spikatnin emra si Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Zoë Kravitz, të cilat zgjodhën veshje nga shtëpitë e tyre të preferuara të modës.

 

Vitin e kaluar, shumë të ftuar i qëndruan temës “natë në muze” duke u paraqitur me veshje vintage të rralla. Këtë vit, fokusi kaloi te moda bashkëkohore: Elle Fanning u shfaq me një veshje nga koleksioni Pranverë 2026 i Balenciaga-s, ndërsa Ayo Edebiri tërhoqi vëmendjen me një krijim nga koleksioni më i ri i Matthieu Blazy për Chanel.

 

Pas një sezoni intensiv sfilatash në New York, Milano dhe Paris, Gala e Muzeut të Akademisë shërbeu si platforma e përsosur për yjet që të mbështesin vizionet e reja të shtëpive të modës dhe të forcojnë imazhin e tyre personal. 

 

Disa nga paraqitjet më mbreslënëse të mbrëmjes:

 

 

Jenner dhe Hailey Bieber

 

Elle Fanning

 

Kaia Gerber

 

Selena Gomez

 

Zoë Kravitz

 

Penélope Cruz

 

Laura Dern

 

Kim Kardashian

 

Amanda Seyfried

 

Mikey Madison

 

Ayo Edebiri

 

Greta Lee

 

Monica Barbaro

 

Demi Moore

Jennifer Lopez: “Ish-partnerët e mi nuk ishin të zotët të më donin siç duhet”

 

Jennifer Lopez ishte së fundmi e ftuar në emisionin e Howard Stern, ku tema kryesore ishte, siç ndodh shpesh me të, jeta e saj romantike.

Lopez pranoi se të jesh në një marrëdhënie dashurie nuk është aspak e lehtë kur je në qendër të vëmendjes. Kur Stern e pyeti: “A mendon se të kanë dashuruar ndonjëherë vërtet?”, ajo ndaloi për pak çaste dhe fillimisht u përgjigj “jo”, por më pas tha “po”, ndërsa reflektonte mbi ndjenjat që kishte përjetuar ndër vite.

“Ajo që kam mësuar është se ata (ish-partnerët), nuk kanë qenë të aftë për të më dashur”, tha ajo.

 

Por cilët janë këta “ata”? Ja një vështrim mbi marrëdhëniet e Jennifer Lopez ndër vite:

 

Ojani Noa (1997–1998)

 

Lopez u martua me kamerierin kuban në fillimet e karrierës së saj, pak pasi u bë e njohur në filmin “Selena”. Më pas Noa u përpoq të publikonte një libër mbi lidhjen e tyre, por Lopez e paditim ndaj libri nuk e pa kurrë dritën e diellit.

 

Sean “Diddy” Combs (1999–2001)

 

Një nga lidhjet më të diskutuara të saj. Ata ishin shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas një incidenti me armë zjarri në një klub nate ku u përfshinë Diddy dhe truproja e tij. Edhe pse Lopez u arrestua në fillim, akuzat ndaj saj u rrëzuan shpejt.

Më vonë ajo tregoi se tradhtia ishte arsyeja kryesore e ndarjes:

“Isha në një lidhje ku qaja çdo ditë. Nuk e dija më kush isha.”

 

Cris Judd (2001–2003)

 

Ish-balerini i saj u bë bashkëshorti i dytë. U njohën gjatë xhirimeve të klipit “Love Don’t Cost A Thing”. Judd tregoi më vonë se që në momentin e parë që e pa, ndjeu se ajo do të ishte gruaja e tij.

Martesa e tyre nuk zgjati shumë, dhe divorci u finalizua në vitin 2003.

 

Ben Affleck (2002–2004, 2021–2024)

 

Çifti i famshëm “Bennifer” u fejua për herë të parë në vitin 2002, por presioni mediatik e “mbyti” martesën dhe ata u ndanë në vitin 2004. Affleck vetë e ka quajtur më vonë këtë periudhë si një nga më të vështirat për të dy.

U ribashkuan në vitin 2021, u fejuan përsëri në 2022-shin dhe u martuan në Las Vegas.

Por në përvjetorin e dytë të martesës, Lopez paraqiti kërkesën për divorc.

 

Marc Anthony (2004–2014)

 

Pak muaj pas ndarjes nga Affleck, Lopez u martua me këngëtarin latin Marc Anthony. Bashkë ata sollën në jetë binjakët Emme dhe Max në vitin 2008. U ndanë në vitin 2011 dhe divorci u finalizua në vitin 2014.

 

Casper Smart (2011–2016)

 

Koreografi dhe balerini ishte një tjetër lidhje e gjatë për Lopez. Ata qëndruan bashkë për pesë vite, por nuk arritën të shkonin drejt martesës.

Smart ka folur gjithmonë me respekt për të:

“Ajo është e ëmbël, gazmore dhe me një shpirt të bukur. Nuk mund të kërkosh më shumë.”

 

Alex Rodriguez (2017–2021)

 

Duket se gjithçka po shkonte perfekt mes tyre, një çift simpatik, aktiv në rrjetet sociale dhe të angazhuar në projekte të përbashkëta. U fejuan në vitin 2019, por pas disa spekulimeve për ndarje, në prill 2021 konfirmuan se lidhja kishte marrë fun

Sipas tyre, funksiononin më mirë si miq.

Dua feston ditëlindjen! Të gjitha arsyet pse është një Luan tipik.