Xhinsi është një pjesë thelbësore e garderobës gjatë gjithë vitit, por çdo sezon vjen me forma dhe prerje të reja.

 

Këtë vjeshtë, xhinsi po përjeton një rikthim të madh, me pantallonat që marrin vëmendjen kryesore. Modelet me këmbë të gjera dhe formë “barrel” po dominojnë, ndërsa ngjyra kafe e errët po shfaqet fuqishëm si trend. Stilistëtpo eksperimentojnë gjithashtu me detaje argëtuese, si veshjet me efekt lëkure.

10 xhinset më në trend të sezonit:

 

01. Këmbë të gjera dhe prerje të lirshme

 

Pantallonat xhins me prerje të gjerë dhe të lirshme po mbeten një bazë kryesore në garderobë.

Rikthyer nga vitet ’90, xhinsi me këmbë të gjera mund të vishet në shumë mënyra.

 

Si t’i vishni? Ruani ekuilibrin e përmasave, kombinoni me një bluzë të ngushtë dhe atlete gjatë ditës, ose me xhaketë dhe taka për në mbrëmje.

 

02. Rikthimi i “Skinny Jeans”

 

Edhe pse dikur konsideroheshin jashtë mode, pantallonat “skinny” janë rikthyer fuqishëm për vjeshtën 2025, bashkë me frymën Y2K dhe vitet 2000. Versioni modern nuk është aq i ngushtë sa më parë, por ruan një formë të drejtë dhe elegante me kyç të ngushtë.

 

 

03. Estetika Perëndimore (Western)

 

Pamja “coëboy” mbetet shumë në trend këtë vjeshtë, me xhinsin si element kryesor.

Detajet perëndimore po shfaqen kudo, nga këmishat prej xhinsi e xhaketat ‘utility’, deri te prerjet ‘boot cut’.

 

04. Xhinsi me shtresë të lëmuar (Coated Denim)

 

Ky stil përfshin një shtresë shtesë me shkëlqim të lehtë që i jep xhinsit pamjen e lëkurës, por me komoditetin e pambukut.

Mund ta kombinoni me një bluzë me print dhe çizme për një pamje ‘streetëear’, ose me një këmishë të errët për një look elegant e monokromatik.

 

05. Xhinsi në nuancë kafe/çokollatë

 

Ngjyrat e ngrohta dhe të thella janë thelbësore këtë vjeshtë. Kafja në nuancën e çokollatës po bëhet një zgjedhje mjaft e veçantë dhe e preferuar për xhinset.
Për një pamje monokromatike, kombinojeni me një triko në të njëjtën ngjyrë, ose për kontrast, me tone neutrale më të çelëta.

 

06. Prerja “Barrel”

 

Silhueta “barrel” vazhdon të fitojë popullaritet. Këmbët zgjerohen në gju dhe ngushtohen sërish te kyçi, duke krijuar një formë të veçantë “fuçie”.

Duken më bukur me një bluzë të ngushtë ose triko të shkurtër për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhni xhins me ngjyrë të errët për një pamje më të sofistikuar.

 

07. Xhinsi me këmbë të drejta (Straight Leg)

 

Një zgjidhje e përkryer për ata që nuk duan as “skinny” as shumë të lirshme.
Janë të lehta për t’u kombinuar me çdo trup dhe duken shkëlqyeshëm me të gjitha llojet e këpucëve që janë në trend këtë vjeshtëm çizme, mokasina, balerina apo atlete.

 

08. “Vintage”

 

Për një pamje më të relaksuar, rikthehet versioni vintage, xhinsi pak i zbehtë që duket si i veshur prej kohësh.

Krijojnë një ndjesi komoditeti dhe lehtësie, ndaj zgjidhni bluza që përputhen me këtë atmosferë.

 

09. Indigo

 

Një tjetër ngjyrë në modë këtë vjeshtë është bluja indigo, e errët, por mjaft elegante.

Kombinojini me tone të lehta si neutrale për një pamje perfekte.

 

10. Prerja “Boot Cut”

 

Një rikthim elegant te estetika perëndimore.
Këto pantallona duken bukur me një xhaketë dhe mokasina për ditën, ose me çizme me taka të larta dhe një bluzë prej lëkure në ngjyrë çokollatë për mbrëmje.

 

Selena Gomez ka një ngjyrë të re të preferuar për thonjtë që e aprovojmë të gjitha

 

Selena Gomez ka një ngjyrë të re të preferuar për thonjtë dhe bëhet fjalë për një nga nuancat më të dashura të manikyrit për stinën e vjeshtës.

 

Jo, nuk është ai toni neutral, me shkëlqim të lehtë, që zgjodhi për dasmën e saj në shtator me Benny Blanco. Përkundrazi, Selena ka bërë një ndryshim, jo shumë të zakontë për të, duke zgjedhur një nuancë të fortë: burgundy/vishnje e errët.

 

Kjo ngjyrë u pa për herë të parë tek Gomez më 15 tetor, në Samitin Fortune Most Poëerful ëomen. Më pas, ajo e tregoi të njëjtën ngjyrë edhe në një Story në Instagram, ku paralajmëronte klipin e saj të ri muzikor.

 

(Dhe po, buzëkuqi ishte në të njëjtën ngjyrë.)

 

 

Vetëm pak ditë më vonë, Selena dhe Benny u shfaqën për herë të parë si çift i martuar në tapetin e kuq të Academy Museum Gala. Gomez kishte veshur një fustan të zi elegant dhe, natyrisht, manikyrin burgundy me buzëkuqin që përputhej me të. 

 

 

Dhe nuk përfundon këtu! Selena u shfaq me të njëjtin manikyr burgundy edhe në The Jennifer Hudson Shoë, e veshur me një jumpsuit të ngjashëm dhe taka të së njëjtës ngjyrë nga Ronny Kobo. Edhe rripi ishte burgundy! 

 

 

Mund të themi me plot gojën që kjo ngjyrë vjeshte po i përshtatet në mënyrë perfekte dhe ajo po e shijon maksimalisht, aq sa tashmë është bërë frymëzimi kryesor i manikyrit për shumë vajza.

 

 

Yjet e showbiz-it zakonisht i ndryshojnë shpesh thonjtë për emisione, evente apo premiera, por Selena duket se ka “zënë rehat” me këtë ngjyrë.

 

 

Dhe nëse ka një ngjyrë që sjell menjëherë ndjesinë e kësaj stine, është padyshim kjo!

Jemi të bindur se në çdo grup vajzash ekziston kjo lloj shoqeje

Ajo është shoqja që gjithmonë merr nismën për të propozuar daljen tonë të radhës në bisedën e grupit.

 

Bëhet fjalë për atë shoqe që telefonon restorantin për të rezervuar një tavolinë për katër, ose që na shkruan për të pyetur nëse fëmija ynë është shëruar nga gripi apo si shkoi intervista e punës.

 

Çdo grup shoqëror ka “nënën” e vet: atë anëtare që na mban të bashkuar, sepse, pa të, grupi ndoshta do të ishte shpërbërë. Jo se nuk e duam njëra-tjetrën, por sepse s’do të kishim kohën, vëmendjen, energjinë apo dhe ndjeshmërinë që ka ajo.

 

“Është një nga rolet më të zakonshme në miqësi,” thotë psikologia klinike Christina Ferrari në një artikull të botuar së fundmi në revistën Self. Edhe pse kontributi i saj shpesh mbetet në hije, mjafton që ajo të mungojë për pak, për shkak të ngarkesës në punë apo një problemi personal, dhe menjëherë kuptojmë sa e rëndësishme është për ne.

 

Po si ta dallojmë “nënën” e grupit tonë, apo nëse ndoshta jemi vetë ne ajo? 

 

 

 

Revista Self përmend disa tipare të përbashkëta:

 

  • Merr nismën për të organizuar çdo takim: Nuk mjaftohet duke thënë në mënyrë të paqartë “duhet të mblidhemi ndonjë ditë”, por e bën realitet. Gjen vendin ideal, barin apo restorantin e duhur, dhe kujdeset për çdo detaj, qoftë për një takim me tre persona apo një mbledhje me trembëdhjetë vetë.

 

  • Është jashtëzakonisht e kujdesshme: I njeh nevojat tona edhe para se t’i kuptojmë vetë. Qoftë emocionale, qoftë praktike. Mund të sjellë me vete ushqime për të na ndihmuar në ndonjë udhëtim ku të gjithë të tjerët janë të papërgatitur, ose të na trokasë në derë pas një ndarjeje për të na përqafuar pa thënë asgjë. 

 

  • Një mike e palëkundur dhe e besueshme: Nëse kemi nevojë për të në orën 2 të mëngjesit, e dimë që do të jetë aty. Nuk do të hezitojë të sakrifikojë gjumin apo kohën e saj personale për të na mbështetur. Nuk e dimë çfarë do të bënim pa të.

 

  • Kujdeset për sigurinë tonë: Ajo që na paralajmëron të mos ngasim makinën kur jemi të lodhura, të shkojmë te mjeku kur kemi temperaturë, apo të pimë pak ujë midis dy koktejve. Mund të na duket e bezdisshme në moment, por të nesërmen i jemi mirënjohëse. 

 

Po si ia del? Si arrin ta mendojë gjithçka?


Sepse është “mami” e grupit, me gjithë dashurinë dhe fuqinë që sjell ky rol.

Nëse keni miq kokëfortë, me siguri i përkasin njërës nga këto 4 shenja

Nëse ndonjëherë ke takuar dikë aq intimidues sa të dukej paksa i frikshëm, por njëkohësisht aq i besueshëm sa do t’ia lije jetën në dorë pa hezitim, ka shumë gjasa të ketë qenë një nga këto 4 shenja.

Më poshtë do të flasim pikërisht për shenjat fikse: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori. Edhe pse në pamje të parë mund të duken shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, këto katër shenja kanë më shumë të përbashkëta sesa mund të mendohet.

Demi 

Shenja e dytë e zodiakut, që vjen pas Dashit dhe përfaqëson mesin e pranverës. Përfaqësuar nga Demi, kjo shenjë njihet për etikën e fortë të punës, qasjen praktike ndaj jetës dhe natyrën e saj të vendosur (në rastin më të mirë) apo kokëfortë e dembele (në rastin më të keq). Si një shenjë toke e sunduar nga planeti i Afërditës, Demi ka një shije të hollë për gjërat e bukura dhe luksoze të jetës: veshjet cilësore, ushqimet e shijshme dhe çdo gjë që e kënaq.

Luani

Përfaqësues i kulmit të verës dhe sunduar nga Dielli, Luani është mbretëresha apo mbreti i zodiakut. Plot besim, karizëm dhe pasion, Luanët janë ambiciozë dhe e bëjnë çdo gjë me stil. E duan vëmendjen, por janë gjithashtu bujarë, të ngrohtë dhe zakonisht shumë miqësorë. Ndërkohë që shfaqin vetëbesim dhe krenari, ata kanë një anë tradicionale që vlerëson stabilitetin dhe besnikërinë.

Akrepi 

Akrepi përfaqëson mesin e vjeshtës dhe ka gjithmonë atë atmosferën misterioze të sezonit të errët. I sunduar nga Plutoni, planeti i transformimit dhe rilindjes, Akrepi është shenja që përballon emocionet më të thella dhe më të errëta. Si shenjë uji, është shumë intuitiv dhe emocional, por ndonjëherë mund të ngecë në ndjenja obsesive, posesive apo xheloze. Megjithatë, në anën e tij më të mirë, Akrepi është krijues, pasionant dhe i aftë të përballet me çdo sfidë  me guxim.

Ujori

Ujori është shenja që mbyll këtë katërshe dhe përfaqëson mesin e dimrit. I sunduar nga Urani, planeti i revolucionit dhe inovacionit, Ujori është ndoshta më shenja më unike nga të gjitha. Ka një mendje të hapur, shpesh e çuditshme për të tjerët, por gjithmonë në kërkim të përparimit dhe ndryshimit. Si shenjë ajri, është intelektual dhe analitik, por natyra fikse i jep një kokëfortësi të papritur. Ujori është progresist, por nuk lëshon pe kollaj, çka e bën ideal për të nisur ndryshime reale në botë.

margot 3

Ç’ndodhi? Artisti arrestohet dhe përfundon në spital. Këngëtari Lil Nas X u arrestua dhe u shtrua në spital pas …