Dhjetor 2025: Horoskopi i Susan Miller për shenjën e Demit

Në dhjetor duket se do të shfaqesh si një blerës i zgjuar dhe i mprehtë. Muaji i kaluar ishte i vështirë për pothuajse çdo detyrë që u përpoqe të realizoje, qoftë në punë apo në jetën personale. Mërkuri ishte në prapavijë, duke shkaktuar vonesa, ndërsa Urani sillte kthesa të papritura e të padëshiruara, ndaj mund të të ketë qenë e vështirë të gjeje zgjidhjen e duhur. Edhe lidhja me miqtë kërkonte disa email-e e telefonata radhazi, gjë që të bëri të pyesje pse edhe gjërat më të thjeshta po merrnin kaq shumë kohë.
Shkaku ishte Urani, i cili po e përfundon qëndrimin e tij në Dem, dhe nuk do të rikthehet më në shenjën tënde gjatë jetës (jo para prillit 2102, dhe jo, nuk po e ekzagjërojmë). Muajin e kaluar Urani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar, dhe mund të të ketë sjellë edhe ndonjë pengesë të papritur.
Tani që nëntori përfundoi, ti ia dole mbanë. Në dhjetor do të kesh një fokus të veçantë tek paratë, ndoshta sepse po bën plane të zgjuara tatimore ose financiare dhe po përgatitesh të mbyllësh llogaritë e vitit 2025. Hëna e plotë në Binjak do të vijë shpejt, më 4 dhjetor, ndaj do të përdorësh fonde personale për të shlyer kartat e kreditit dhe ndoshta një hua apo hipotekë.
Mërkuri do të luajë rol kryesor, por Urani do ta kundërshtojë, duke mundur të sjellë një shpenzim të papritur ose një nevojë të menjëhershme për të ndryshuar planet e udhëtimit rreth datës 10 dhjetor. Marsi, që qarkullon në shtëpinë tënde të tetë, tregon se mund të të duhet të vendosësh më shumë shpenzime në karta krediti sesa kishe parashikuar, festat dinë të jenë të kushtueshme. Nëse duhet të largohesh pak nga plani yt i kursimeve dhe investimeve, mos u shqetëso, mund ta kompensosh më vonë në fillim të Vitit të Ri.
Një hënë e plotë si ajo e 4 dhjetorit sjell çështje që zakonisht zbuten brenda pesë ditësh, por mund të të ndryshojë përkohësisht mënyrën si e sheh paranë dhe si duhet ta menaxhosh atë. Ndërkohë, Jupiteri në Gaforre do të bashkëpunojë me Saturnin për të të mbajtur me këmbë në tokë ndërsa rishikon planin tënd financiar. Ka kohë kur duhet shpenzuar, dhe ka kohë kur duhet kursyer. Tani për tani, rrethanat tregojnë se ndodhesh në një periudhë shpenzimesh.
Me Neptunin që kthehet direkt këtë muaj (10 dhjetor), do të kesh shumë më tepër mundësi për të dalë dhe socializuar me miqtë gjatë javëve e muajve në vijim. Deri në hënën e re në Shigjetar më 19 dhjetor, do të jesh krejtësisht i qartë mbi mënyrën si duhet t’i trajtosh synimet financiare. Grumbullimi i planetëve në shtëpinë tënde të tetë, që lidhet me paratë e të tjerëve, do të jetë në konflikt me shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave, dëshirave, shoqërimit dhe miqësive, ku janë vendosur Saturni dhe Neptuni, kjo mund të të shtyjë të ulësh pjesëmarrjen në evente sociale. Mos e vrit mendjen për këtë.
Kjo nuk do të thotë se do të kesh një dhjetor pa gëzim. Aspak! Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të lidhet sërish me Saturnin dhe Neptunin në shtëpinë tënd të njëmbëdhjetë, atë të gëzimit dhe miqësisë. Kjo tregon se do të mendosh me kujdes cilat ftesa t’i pranosh. Daljet sociale kushtojnë kohë dhe para, por duke qenë selektiv, do të shijosh më shumë pushimet, sepse nuk do të lodhesh, dhe do të përqendrohesh tek njerëzit që vërtet kanë rëndësi. Ndonjëherë “më pak” vërtet rezulton të jetë “më shumë”.
Dita e Krishtlindjes, të cilën shumë njerëz në botë e kanë pushim, do ta gjejë hënën në Peshqit ndjesorë e të dhembshur, duke sjellë një atmosferë vërtet shpirtërore. Mund të ndihesh i frymëzuar të bësh diçka për njerëzit në nevojë.

Dhjetor 2025: Horoskopi i Susan Miller për shenjën e Dashit

Ndërsa fillon muaji, ki parasysh se dhjetori do të jetë më i lehtë se nëntori. Ka dy arsye për këtë: Mërkuri nuk është më në prapvijë, prandaj ritmi do të jetë më i shpejtë dhe do të arrish të bësh më shumë gjëra në më pak kohë. Gjithashtu, muajin e kaluar, Urani i paparashikueshëm shkaktoi lloj-lloj problemesh të papritura, por në dhjetor ato nuk do të shfaqen aq shpesh, Urani do të sillet më mirë.

 

Udhëtimet duken kudo në hartën tënde astrologjike tani, kështu që mund të të duhet të shkosh së shpejti në aeroport. Planeti yt sundues, Marsi, ndodhet në Shigjetar dhe në sektorin e udhëtimeve të largëta (shtëpia e nëntë), ku hyri më 4 nëntor dhe do të qëndrojë deri më 15 dhjetor. Kjo nuk do të thotë se s’do të udhëtosh për festat, mund edhe të ndodhë. Rezervo biletat e avionit ose trenit gjatë periudhës kur Marsi qëndron në Shigjetar. Mund të kesh nevojë të udhëtosh për punë dhe, nëse po, duket se do të mund të shohësh edhe familjen. Ose ata do të të vijnë ty, ose jetojnë në zonën ku do të shkosh për punë.

 

Hëna e plotë në Binjakë më 4 dhjetor tregon se mund të jesh duke punuar në dy projekte njëherësh, pasi Binjakët janë shenjë me dy aspekte, shenja e Vëllazërve. Mund të përpiqesh të bindësh një klient apo bashkëpunëtor të firmosë një marrëveshje, dhe ka gjasa të jesh i suksesshëm në përmbylljen e saj rreth datës 4 dhjetor. Nëse udhëton në fillim të muajit, udhëtimi ka të ngjarë të jetë i shkurtër, jo shumë larg shtëpisë.

 

Meqë hëna e plotë është përballë Afërditës (që sundon shtëpinë tënde të dytë financiare), duhet të kesh kujdes me shpenzimet, më vonë, kur të mbërrijë fatura e kartës së kreditit, mund të habitesh nga totali.
Për më tepër, Urani, planeti i surprizave, do të përballet me Mërkurin (planetin e udhëtimeve) më 10 dhjetor, ndaj mund të hasësh vonesa për shkak të motit ose probleme të tjera të papritura rreth kësaj date. Për të ulur stresin, planifikoje udhëtimin një ose dy ditë më herët, që të sigurohesh se arrin në kohë.

 

Rreth hënës së re më 19 dhjetor, mund të jesh duke u përgatitur për një udhëtim shumë më të gjatë. Por kjo hënë e re sjell sinjale të përziera: nga njëra anë, Saturni dhe Neptuni janë në konflikt me Diellin, Hënën e re, Afërditën dhe Mërkurin, ndaj kontrollo edhe një herë rezervimet e tua që të jesh i sigurt se gjithçka është në rregull. Nëse mbërrin vonë, njoftoje hotelin të të mbajë dhomën. Mos merr asgjë si të mirëqenë. Duket se gjatë këtij udhëtimi do të kombinosh punën me përpjekjen për të shijuar pushimet.

 

Megjithatë, fundi i dhjetorit do të sjellë edhe një ndikim shumë të bukur: Jupiteri, dhuruesi i fatit dhe begatisë, do të dërgojë një rreze mbështetëse drejt Saturnit dhe Neptunit. Familja jote të do dhe do të gjejë shumë mënyra për të të treguar sa shumë kujdesen për ty.

 

Marsi do të ngjitet në majë të hartës tënde astrologjike dhe do të hyjë në shtëpinë tënde të dhjetë, atë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, duke filluar nga 15 dhjetori deri më 23 janar. Kjo është hera e parë pas dy vitesh që ke Marsin në krah, i cili të ndihmon të impresionosh figurat e rëndësishme me punën tënde në një projekt aktual. Edhe pse herë pas here VIP-at mund të jenë kritikë, ti duhet të mbetesh i sigurt. Je gati të shënosh një sukses të madh, dhe të gjithë në kompani do ta shohin shumë qartë fitoren tënde.

 

Ky është një moment tejet i rëndësishëm për të shkëlqyer në profesion, ndaj jep maksimumin tënd këtë muaj, por edhe në janar. Lavdërimet dhe një promovim mund të jenë shumë pranë në ditët e para të janarit, kur Marsi të takojë të dashurën e tij, Afrëditën, në shtëpinë tënde të dhjetë të karrierës, duke të mbuluar me një “stuhi” shpërblimesh për punën e bërë shkëlqyeshëm.

2

Hailey Bieber së fundmi, ajo shiti kompaninë e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë te kompania e.l.f. Beauty, duke dëshmuar një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit.

 

Megjithatë, në një intervistë së fundmi për WSJ. Magazine, ajo pranoi se, nëse do të mund të kthehej pas në kohë, do të kishte vepruar ndryshe. Por, jo sa i përket biznesit.

 

Ajo tha se do dontë të kishte përfunduar gjimnazin dhe universitetin, ndonëse edhe pa një diplomë ia ka dalë mbanë.

 

“Nuk mund të ulem këtu dhe t’i them dikujt të mos e përfundojë shkollën. Për mua, gjërat shkuan mirë dhe ndihem vërtet krenare që arrita t’ia dilja pa diplomë. Por, do të doja ta kisha mbaruar gjimnazin.

 

Isha në vitin e fundit, thuajse kisha mbaruar, por më zuri një farë dembelizmi dhe mendoja: Pse ta bëj? Jam në punë, s’kam nevojë.”

1

 

Hailey Bieber së fundmi, ajo shiti kompaninë e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë te kompania e.l.f. Beauty, duke dëshmuar një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit.

 

Megjithatë, në një intervistë së fundmi për WSJ. Magazine, ajo pranoi se, nëse do të mund të kthehej pas në kohë, do të kishte vepruar ndryshe. Por, jo sa i përket biznesit. 

 

Ajo tha se do dontë të kishte përfunduar gjimnazin dhe universitetin, ndonëse edhe pa një diplomë ia ka dalë mbanë.

 

“Nuk mund të ulem këtu dhe t’i them dikujt të mos e përfundojë shkollën. Për mua, gjërat shkuan mirë dhe ndihem vërtet krenare që arrita t’ia dilja pa diplomë. Por, do të doja ta kisha mbaruar gjimnazin. 

 

Isha në vitin e fundit, thuajse kisha mbaruar, por më zuri një farë dembelizmi dhe mendoja: Pse ta bëj? Jam në punë, s’kam nevojë.”

Hailey Bieber së fundmi, ajo shiti kompaninë e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë te kompania e.l.f. Beauty, duke dëshmuar një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit.

Ajo tha se do dontë të kishte përfunduar gjimnazin dhe universitetin, ndonëse edhe pa një diplomë ia ka dalë mbanë.