Uncategorized

Dhjetor 2025: Horoskopi i Susan Miller për shenjën e Akrepit

Ke shumë për të bërë dhe për të menduar këtë muaj. Do të jetë një përmirësim i ndjeshëm, krahasuar me muajin e kaluar, i cili solli sfida nga të gjitha anët, pothuaj pa asnjë lehtësim. Dhjetori ka një ndjesi më të mirë dhe çdo shenjë tregon se do të shijosh këtë sezon festiv.

Ndërsa fillon muaji, do të përjetosh Hënën e plotë më 4 dhjetor, që do të arrijë kulmin në Binjakët dhe në shtëpinë tënde të tetë, shtëpinë e parave të të tjerëve. Mund të të duhet të paguash një faturë të majme që e kishe pritur.

Hëna e re më 19 dhjetor në Shigjetar do të sjellë mundësi për të rritur të ardhurat. Megjithatë, kjo Hënë e re ka disa pengesa, kështu që mund të duhet të jesh i durueshëm kur bëhet fjalë për rritjen e pagës. Saturni dhe Neptuni, të vendosur në shtëpinë tënde të pestë, do të jenë në një kënd të vështirë me hënën e re. Nëse arrin të marrësh një rritje të mirë ose një bonus, duket se paratë mund të të mbajnë të angazhuar për diçka që lidhet me shtëpinë tënde të pestë; ngjarje sociale ose shpenzime për kujdesin e fëmijëve.

Shtëpia e pestë, përveç fëmijëve rregullon kreativitetin, argëtimin dhe romancën. Nëse nuk ke fëmijë, paratë mund të përdoren për një projekt kreativ ose një ngjarje sociale (një dasmë ose një udhëtim jashtë vendit, për shembull) që mund të të kushtojë pak shtrenjtë. Ke mbështetje të shkëlqyer nga familja (sidomos nga nëna ose babai). Nëse përballesh me vështirësi financiare, mund të marrësh një hua ose dhuratë nga një prind ose anëtar tjetër i familjes.

Marsi, planeti yt sundues, ka bërë që paratë të rrjedhin nga dora jote. Marsi ka qenë në shtëpinë tënde të dytë financiare që nga 4 nëntori. Shpenzimet e tua të fundit kanë qenë të larta, por do të ulen pas largimit të Marsit nga Shigjetari më 15 dhjetor. Siç sheh, nëse ndihesh në një situatë të keq financiare, gjysma e dytë e këtij muaji do të bëhet më e menaxhueshme.

Pavarësisht stresit që mund të ndjesh për menaxhimin e parave, ke Jupiterin që shkëlqen në majën e diagramit tënd! Po impresionon njerëzit me pushtet dhe po shkon drejt një roli më të madh profesional, diçka që do ta shohësh të realizohet jo më vonë se gushti 2026. Këta njerëz të rëndësishëm po vënë re gjykimin tënd të mirë, etikën e shkëlqyer të punës dhe mendimin kreativ, ndaj lavdërimi dhe promovimi po vijnë. Do të hysh në një periudhë profesionale më 30 qershor 2026, kur Jupiteri hyn te Luani.

Kur bëhet fjalë për jetën tënde romantike dhe çështjet që lidhen me shtatzëninë, lindjen, kujdesin e fëmijëve dhe përpjekjet kreative; të gjitha të mbuluara nga shtëpia e pestë, lëvizja e Neptunit në drejtim të drejtpërdrejtë më 10 dhjetor duhet të të ndihmojë shumë. Neptuni ka qenë në prapavijë që nga 4 korriku, kështu që nëse jeta jote personale e dashurisë nuk po funksiononte më parë, ky ndryshim duhet të jetë inkurajues.

Neptuni sundon dashurinë e pakushtëzuar dhe dhembshurinë dhe gjithashtu është planeti që rregullon kreativitetin, përfshirë argëtimin dhe muzikën. Që nga momenti kur Neptuni shkon direkt më 10 dhjetor, intuita jote do të jetë më e saktë dhe do të jesh në kontakt me emocionet më të thella dhe më të pastra në nivelin e nënvetëdijes. Neptuni sundon shtëpinë e pestë të Akrepit dhe të gjitha elementet e dashurisë, fëmijëve dhe kreativitetit, kështu që do të të pëlqejë ndryshimi që do të ndodhë.

Në vigjilje të Krishtlindjes dhe Ditën e Krishtlindjes, Hëna në tranzit do të jetë në shenjën e Peshqve, kështu që pushimi i këtij viti duhet të jetë fenomanal! Do të jetë një ditë e bukur dhe e mbushur me dashuri.