Uncategorized

Dhjetor 2025: Horoskopi i Susan Miller për shenjën e Peshores

Idetë tua për pushime të lumtura duket se përfshijnë një udhëtim dhe në fakt, mund ta bësh një të tillë. Është muaji ideal! Duke nisur me Hënën e plotë më 4 dhjetor (dhe brenda pesë ditëve pas kësaj date), mund të të kërkohet të bësh një udhëtim të largët për punë, do të jetë vetëm për disa ditë, por do të të vendosë në një ambient të ri.

Me shumë gjasa, do të shijosh edhe udhëtimin, kështu që mund të konsiderosh të shtosh një ditë ose dy gjatë fundjavës më 6 dhe 7 dhjetor (natyrisht me shpenzimet e tua). Në këtë mënyrë mund të kombinosh biznesin me kënaqësinë dhe të takosh miqt të vjetër apo të rinj në atë zonë.

Me Jupiterin, planeti i fatit të mirë, që shkëlqen në majën e diagramit tënd në shtëpinë tënde të dhjetë, më prestigjiozën, të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, po ecën jashtëzakonisht mirë profesionalisht. Gjysma e parë e dhjetorit mund të të sjellë një fitore të madhe, pasi Jupiteri do të jetë në pikën më të lartë të një trekëndëshi të artë, me pikën e dytë të drejtuar nga Saturni në sektorin tënd të përditshëm të punës, duke të siguruar stabilitet afatgjatë në punë.

Hëna e re më 19 dhjetor (dhe në javët në vijim) gjithashtu do të sjellë një nevojë dhe dëshirë të këndshme për udhëtim, këtë herë një udhëtim personal, ndoshta për të vizituar motrën ose vëllain, pasi shfaqen dukshëm në diagramin tënd. Do të ndihesh i lumtur që do të çlirohesh nga kufizimet e punës së lodhshme në gjysmën e dytë të dhjetorit. Do të kesh kohë për të pushuar, për të marrë frymë dhe për të shijuar kohën.

Saturni do të ushtrojë presion mbi Diellin dhe Hënën e re të 19 dhjetorit në një aspekt të vështirë (katror), kështu që një përgjegjësi e lidhur me punën që do të duhet të marrësh përsipër ka shumë gjasa të shfaqet; një klient i ri, një promovim i veçantë, ose ndonjë problem i fundit që do të kërkojë të merresh me një klient ose një pengesë në punë. Me Jupiterin në kontakt të drejtpërdrejt me Saturnin, mund të provosh besnikërinë tënde ndaj kompanisë dhe të tregosh etikën e punës; të dyja do të të vendosin në listën e shkurtër për një shpërblim.

Paratë shtesë që mund të fitosh do të jenë të dobishme, kështu që nuk do të ankohesh. Nëse do të duhet të bindësh një klient për të nënshkruar propozimin tënd, do të duhet të jesh i zgjuar, sepse klienti yt ka shumë gjasa të ketë rezistencë ndaj disa pikave të kontratës (por kjo vlen vetëm nëse merr pjesë në një negociatë klienti pas Hënës së re më 19 dhjetor). Nëse do të bësh prezantime në fund të muajit dhe do të duhet një klient të aprovojë, do të duhet të gjesh përfitime alternative për klientin, sepse disa nga ato që do të prezantosh nuk do të mjaftojnë për të mbyllur marrëveshjen. Ti je i shkëlqyer në gjetjen e situatave që sjellin fitim, kështu që nuk kemi dyshim se do të arrish të zgjidhësh gjithçka në momentin e fundit!

Mes gjithë kësaj aktiviteti, duket se po mendon për përmirësimin e shtëpisë tënde. Nëse shtëpia jote duket e vogël për nevojat e familjes, mund të jesh duke kërkuar një apartament ose shtëpi të re, ose të rinovosh pjesërisht ose tërësisht shtëpinë që ke tani. Mund të planifikosh të përfitosh nga ofertat për mobilie në janar.

Marsi do të hyjë në sektorin tënd të shtëpisë më 15 dhjetor dhe do të qëndrojë deri më 23 janar. Përveç Hënës së re të muajit tjetër më 18 janar, do të kesh një plan ideal për të gjetur një shtëpi të re dhe mund të zhvendosesh së shpejti. Asnjë muaj nuk do të jetë po aq spektakolar sa janari për vendime që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Fillon të kërkosh që në dhjetor, por prit të vendosësh për shtëpinë ose apartamentin e përsosur pas 18 janarit.

Duke u kthyer te dhjetori, mbrëmja jote e preferuar e pushimeve ka shumë gjasa të jetë nata e Vitit të Ri, 31 dhjetor, kur Hëna bën tranzit në shenjën e Binjakëve, duke u përzier në mënyrë ideale me elementin tënd të ajrit. Na beso, do të jetë një ditë fantastike!