Uncategorized

Dhjetor 2025: Horoskopi i Susan Miller për shenjën e Ujorit

 

Pas një nëntori të lodhshëm, dhjetori duket se është pastruar pak nga retë e errëta, duke sjellë përmirësim. Do të ketë disa pengesa që duhen shmangur, por s’ta kemi merakun, ti je një shenjë mjaft inteligjente për t’i përballuar!

Hëna e plotë më 4 dhjetor mund të shënojë momentin tënd më romantik të vitit 2025. Kjo ngjarje qëllon te Binjakët, një shenjë Ajri si ti dhe do të ndriçojë pjesën më romantike të diagramit tënd, shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë. Mund të ftohesh në një ngjarje të bukur, ose mund të planifikosh një darkë të veçantë private me dikë që do. Nëse je beqar, mund të takosh dikë të ri që të emocionon dhe papritmas, do të mbushesh me emocione të ngrohta për këtë person. Nëse je duke dalë me dikë, mund të dëgjosh një deklaratë dashurie dhe një propozim martese nga partneri yt.

Shtëpia e pestë, gjithashtu rregullon shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin e fëmijëve. Hëna e plotë sjell çështjet në kulmin e tyre, kështu që mund të zbulohet se një fëmijë është duke ardhur në jetën tënde, ose nëse ke fëmijë, mund të planifikosh diçka të veçantë me rastin e festave.

Më 10 dhjetor, Mërkuri do të përplaset me Uranin e paparashikueshëm, kështu që lajme të papritura mund të vijnë në zyrë dhe do të kërkojnë vëmendjen tënde të plotë, sepse nëse nuk e merr situatën seriozisht, projekti mund të shkojë keq.

Mund të përfshijë një problem të afërt me një marrëveshje me një klient që po përpiqesh të marrësh, për produktet ose shërbimet e tua, ose mund të jetë një problem teknologjik që do të shkaktojë kaos nëse nuk rregullohet.

Nga ana tjetër, Marsi i veprimit ka qenë në sektorin tënd të miqësisë që nga muaji i kaluar, kur hyri në Shigjetar më 4 nëntor. Jeta jote sociale ka qenë e gjallë që prej asaj periudhe, por tanimë që Marsi do të largohet, mund t’i përkushtohesh më shumë vetes dhe dëshirës për vetmi dhe reflektim.

Hëna e re më 19 dhjetor do të jetë në Shigjetar, një shenjë miqësore Zjarri dhe do të vazhdojë të të sjellë ftesa. Ka një pengesë, pasi Hëna e re do të jetë në kënd të vështirë me Neptunin dhe Saturnin në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave. Kjo sugjeron se do të jesh më i kujdesshëm me buxhetin këtë periudhë të muajit dhe ndoshta do të ndihesh se duhet të zgjedhësh më me kujdes cilat ftesa do të pranosh.

Nga të gjitha festat që vijnë, do të shijosh më shumë Natën e Vitit të Ri dhe ditën pasardhëse. Kjo, sepse hëna në tranzit do të gjendet te Binjakët, një shenjë që shkon në mënyrë perfekte me tënden!