Showbizz

Jennifer Lawrence: “Robert Pattinson hëngri ushqim nga plehrat e mia!”

 

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ndau një moment komik që kishte përjetuar me Robert Pattinson, duke rrëfyer se një vizitë e papritur e tij në shtëpinë e saj përfundoi me Pattinson duke ngrënë ushqim që ajo sapo e kishte hedhur në plehra.

 

E ftuar në emisionin britanik “The Graham Norton Show”, Lawrence foli për bashkëpunimin e saj të ardhshëm me Pattinson në filmin “Die My Love”, ku ai luan rolin kryesor. Gjatë intervistës, ajo solli në kujtesë një histori mjaft qesharake nga miqësia e tyre ndër vite.

 

“Isha në shtëpi me disa shoqe. Kishim veshur pizhame dhe po shikonim ‘Little Women’. Ishte dhjetor. Papritur më vjen një mesazh nga Roberti që më shkruan: 

‘Sapo përfundova xhirimet, jam vetëm një bllok larg shtëpisë tënde’

 

Lawrence tregoi më tej se kur Pattinson mbërriti në shtëpinë e saj, e përqafoi dhe i kërkoi diçka për të ngrënë. 

 

“I thashë: ‘Po, sigurisht, hyr brenda’. Ai shkoi në banjo dhe unë papritur u kujtova që e vetmja gjë që kisha ishte ushqimi që sapo kisha hedhur në plehra. Ndaj, teksa ai ishte në banjo, u futa në koshin e plehrave dhe fillova ta nxirrja ushqimin. Shoqet më shikonin të habitura, por u bëra shenjë të mos flisnin.”

 

Pa e ditur se ç’kishte ndodhur, Pattinson filloi të hante. 

 

“Ne po e shikonim të shokuara teksa ai hante ushqimin që sapo e kisha hedhur. Kur mbaroi, më tha: ‘Jam ende i uritur, ke tjetër?’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Kam, por është në plehra’. Ai e nxori vetë dhe vazhdoi të hante.”

Morali? Kujdes ku hani darkë!

 

Intervista: https://www.youtube.com/watch?v=Hmt2QA7x_-c