Beauty & Wellness

Ky është rendi i saktë për aplikimin e produkteve të grimit (sepse po, ka rëndësi)

 

Grimi është për shumë prej nesh një formë shprehjeje, krijimtarie dhe argëtimi, dhe e vërteta është, që nuk ka një mënyrë të vetme të saktë për ta aplikuar.


Megjithatë, nëse duam që grimi jonë të zgjasë sa më shumë, përfundimi të duket më i njëtrajtshme dhe i kuruar, ka disa hapa bazë që ia vlen t’i ndjekim.

 

1. Përgatitja e lëkurës

Gjithmonë fillojmë me një lëkurë të pastër dhe të mirëhidruar. Përgatitja është themeli që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si do të qëndrojë grimi gjatë ditës.

Përdor një serum të lehtë, më pas një krem hidratues sipas nevojave të lëkurës tënde, dhe mos harro kremin me mbrojtje ndaj diellit (SPF). Një SPF që funksionon edhe si primer është ideal për një bazë të qëndrueshme.

 

2. Primer

Primer-i është sekreti i vogël që shpesh neglizhohet. Ai ndihmon në zbutjen e poreve, kontrollin e yndyrës dhe rrit qëndrueshmërinë e grimit.

Zgjidh atë që i përshtatet lëkurës tënde, qoftë për minimizimin e poreve, reduktimin e skuqjes apo kontrollin e yndyrës, dhe aplikoje në të gjithë fytyrën ose vetëm në zonat problematike.

 

3. Fondatina dhe korrektor

Nuk ka një rend të saktë, mund të fillosh me fondatinën për të barazuar tonin e lëkurës dhe më pas të aplikosh korrektor në zonat që duan më shumë mbulim, si rrathët poshtë syve apo puçrrat.

Në rast se rrathët janë shumë të theksuar, mund të fillosh me një korrektor me ngjyrë (për neutralizim) dhe pastaj të vazhdosh me korrektorin klasik.

 

 

4. Kontur dhe bronzer

Pasi kemi krijuar një bazë të njëtrajtshme, është koha t’i japim formë dhe ngrohtësi fytyrës.

Me konturim dhe bronzer theksojmë tiparet dhe krijojmë dimension. Apliko në zonat si mollëzat, anash në ballë dhe përgjatë nofullës.

 

5. Vetullat

Vetullat janë korniza e fytyrës, ndaj ia vlen t’u kushtosh kujdes. Krihi qimet për lart dhe mbushi vetëm aty ku është e nevojshme për një efekt natyral. 

Zgjidh mjetin që preferon: laps, pluhur, ose xhel.

 

 

6. Ton sysh dhe laps

Tani që baza është gati, mund të kalosh te grimi i syve.

Qoftë një pamje natyrale apo një look më i theksuar si smoky eyes, sigurohu të aplikosh bazën ose korrektorin më parë për të parandaluar atë që e quajmë plasaritje.

 

7. Rimel

Pasi ke vendosur tonin dhe lapsin, shto rimelin për të theksuar qerpikët.

Kthyesi i qerpikëve është bonus, por edhe pa të mund të keni një rezultat mjaf të mirë.

 

8. Blush dhe highlighter

Blush-i i jep fytyrës jetë dhe freski, ndërsa highlighter-i krijon shkëlqimin e nevojshëm.Nëse do një pamje më natyrale, vendos fillimisht blush dhe më pas highlighter. 

Për një efekt më “glow”, bëj të kundërtën.

 

9. Buzët

Zakonisht grimi i buzëve lihet për në fund, ato mund të ndryshojnë të gjithë look-un.

Por, nëse zgjedh një buzëkuq në një nuancë të fortë, mund ta fillosh grimin prej tij dhe ta përshtatësh pjesën tjetër në përputhje me të.

 

 

10. Pudra fiksuese

Pudra është çelësi për ta fiksuar grimin dhe për të reduktuar yndyrën gjatë ditës.

Nëse ke përdorur produkte të lëngshme ose kremoze, aplikoje pudrën në fund që të veprojë më mirë mbi bazën.

 

11. Spraj fiksues

Përfundoje gjithçka me një spraj fiksues që ruan freskinë dhe ndihmon që grimi të zgjasë më shumë.