
Nëse ndonjëherë ke takuar dikë aq intimidues sa të dukej paksa i frikshëm, por njëkohësisht aq i besueshëm sa do t’ia lije jetën në dorë pa hezitim, ka shumë gjasa të ketë qenë një nga këto 4 shenja.
Më poshtë do të flasim pikërisht për shenjat fikse: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori. Edhe pse në pamje të parë mund të duken shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, këto katër shenja kanë më shumë të përbashkëta sesa mund të mendohet.
Demi
Shenja e dytë e zodiakut, që vjen pas Dashit dhe përfaqëson mesin e pranverës. Përfaqësuar nga Demi, kjo shenjë njihet për etikën e fortë të punës, qasjen praktike ndaj jetës dhe natyrën e saj të vendosur (në rastin më të mirë) apo kokëfortë e dembele (në rastin më të keq). Si një shenjë toke e sunduar nga planeti i Afërditës, Demi ka një shije të hollë për gjërat e bukura dhe luksoze të jetës: veshjet cilësore, ushqimet e shijshme dhe çdo gjë që e kënaq.
Luani
Përfaqësues i kulmit të verës dhe sunduar nga Dielli, Luani është mbretëresha apo mbreti i zodiakut. Plot besim, karizëm dhe pasion, Luanët janë ambiciozë dhe e bëjnë çdo gjë me stil. E duan vëmendjen, por janë gjithashtu bujarë, të ngrohtë dhe zakonisht shumë miqësorë. Ndërkohë që shfaqin vetëbesim dhe krenari, ata kanë një anë tradicionale që vlerëson stabilitetin dhe besnikërinë.
Akrepi
Akrepi përfaqëson mesin e vjeshtës dhe ka gjithmonë atë atmosferën misterioze të sezonit të errët. I sunduar nga Plutoni, planeti i transformimit dhe rilindjes, Akrepi është shenja që përballon emocionet më të thella dhe më të errëta. Si shenjë uji, është shumë intuitiv dhe emocional, por ndonjëherë mund të ngecë në ndjenja obsesive, posesive apo xheloze. Megjithatë, në anën e tij më të mirë, Akrepi është krijues, pasionant dhe i aftë të përballet me çdo sfidë me guxim.
Ujori
Ujori është shenja që mbyll këtë katërshe dhe përfaqëson mesin e dimrit. I sunduar nga Urani, planeti i revolucionit dhe inovacionit, Ujori është ndoshta më shenja më unike nga të gjitha. Ka një mendje të hapur, shpesh e çuditshme për të tjerët, por gjithmonë në kërkim të përparimit dhe ndryshimit. Si shenjë ajri, është intelektual dhe analitik, por natyra fikse i jep një kokëfortësi të papritur. Ujori është progresist, por nuk lëshon pe kollaj, çka e bën ideal për të nisur ndryshime reale në botë.
