
Hailey Bieber së fundmi, ajo shiti kompaninë e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë te kompania e.l.f. Beauty, duke dëshmuar një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit.
Megjithatë, në një intervistë së fundmi për WSJ. Magazine, ajo pranoi se, nëse do të mund të kthehej pas në kohë, do të kishte vepruar ndryshe. Por, jo sa i përket biznesit.
Ajo tha se do dontë të kishte përfunduar gjimnazin dhe universitetin, ndonëse edhe pa një diplomë ia ka dalë mbanë.
“Nuk mund të ulem këtu dhe t’i them dikujt të mos e përfundojë shkollën. Për mua, gjërat shkuan mirë dhe ndihem vërtet krenare që arrita t’ia dilja pa diplomë. Por, do të doja ta kisha mbaruar gjimnazin.
Isha në vitin e fundit, thuajse kisha mbaruar, por më zuri një farë dembelizmi dhe mendoja: Pse ta bëj? Jam në punë, s’kam nevojë.”

Modelja 28-vjeçare themeloi Rhode në vitin 2022 dhe brenda pak kohësh kompania arriti një sukses të jashtëzakonshëm, deri në mars, për një periudhë 12-mujore, të ardhurat neto nga shitjet kaluan 200 milionë dollarë.
Pas marrëveshjes me Bieber, kompania blerëse e përshkroi markën Rhode si “të mrekullueshme”, duke shtuar se “besojmë që është gati për të fluturuar lart”.
Hailey do të mbetet pjesë e kompanisë si drejtoreshë e krijimtarisë. Ajo e konfirmoi lajmin në Instagram, duke u shprehur e entuziazmuar dhe krenare për bashkëpunimin me e.l.f. Beauty.
